Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri: Të bëhet realitet vota e emigrantëve! Koha të rifillojmë punën edhe për Reformën Zgjedhore

13:01 / May 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
61c23fe1 4b55 4c3e 86fc 0ce24d3656a4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste shprehet se ka ardhur momenti që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi se PS është e gatshme që të marrë pjesë në këtë proces dhe bën thirrje që të vazhdohet puna për reformën zgjedhore. “Partia Socialiste është e gatshme; është momenti të fillojmë punën edhe për Reformën Zgjedhore. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë palëve politike, që të marrin pjesë sa më shpejt në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim që të fillojmë nga puna. Unë mendoj se kjo është një nga çështjet e para që duhet adresuar, pasi bëhet fjalë për gati 1/3 e elektoratit shqiptar, që mund të jetë shumë dinamik në pikëpamjen e ndryshimit dhe reflektimit të vlerave të tyre, kontributit në politikë edhe në Shqipëri për shkak të peshës që kanë. Partia Socialiste është e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces. Garantojmë mbështetjen tonë dhe jemi të bindur, që nëse kjo punë fillon tani, jemi të bindur që e drejta e votës së emigrantëve bëhet realitet”, theksoi Gjiknuri.
Ai u shpreh se PS ka qenë një nga promotorët e kësaj ideje që vota e emigrantëve të bëhet e mundur. “E kemi vendosur në Kodin Zgjedhor që kjo votë të mundësohet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kemi kohë të mjaftueshme. KQZ është në një pozicion të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Në raportin e vitit 2021, KQZ doli si organ që i përmbushi detyrat e tij. Ai nuk u përfshi në betejat politike, përkundrazi, tashmë ka një autoritet si nga ana profesionale dhe ajo teknike, për ta çuar përpara këtë proces. Në vite të mëparshme KQZ binte viktimë e akuzave politike në lidhje me integritetin zgjedhor. Nga ana tjetër këtu mund të hapen debate lidhur me të drejtën e përfaqësimit dhe peshën e votës së emigrantëve. Mendoj që zgjidhjet ekzistojnë. Tashmë kemi një Regjistër të Gjendjes Civile, që parashikon regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit me rezidencat e tyre. Pra në listat e zgjedhësve që do të dalin për zgjedhjet e përgjithshme, lista e emigrantëve të jetë e regjistruar në një vend të veçantë dhe vota e tyre të llogaritet aty. Nga kjo pikëpamje kjo siguron integritet dhe komunikim mes KQZ dhe qytetarëve që duan të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës”, deklaroi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste nënvizoi se KQZ është plotësisht e pajisur me bazën e nevojshme ligjore dhe autoritetin për të eksploruar të gjitha skemat e mundshme, që do mundësonte votën e emigrantëve. “Në bazë ligjore është shprehur vullneti politik. Akti që do nxjerrë KQZ, e ka mundësinë që të reflektojë opinionet e partive kryesore politike. Jam i bindur që të gjitha palët janë dakord, Partia Socialiste ka qenë nga promotorët e kësaj ideje, që vota e emigrantëve ka ardhur momenti të bëhet e mundur. Natyrshëm, duhet punë edhe për sensibilizimin e qytetarëve, që jetojnë jashtë Shqipërisë për tu regjistruar në këto regjistra, duke deklaruar adresat e tyre për të bërë të mundur më pas ushtrimin e votës”, u shpreh Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.