Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjinekologët zbulojnë rrezikun që u vjen grave shtatzëna nga macet

11:50 / July 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Toksoplazma është një infeksion, që mund të rrezikojë shëndetin e foshnjës pa lindur ende. Ajo shkaktohet nga një parazit i quajtur Toxoplasma gondii. Ky parazit shumohet në zorrën e trashë të maceve dhe shpërndahet përmes jashtëqitjes, kryesisht nga kutitë e jashtëqitjeve apo dheu i kopshteve.

Ju mund ta merrni këtë parazit nëse prekni me dorë mbeturinat apo dherat, ku ka mbetje të jashtëqitjes së maces. Gjithashtu, ky parazit merret edhe nëse konsumoni mish (si mish lope) nga kafshët e infektuara me këtë parazit, dhe sidomos kur është i pagatuar mirë.

Mund ta parandaloni marrjen e toksoplazmës gjatë shtatzënisë, duke i kërkuar një pjesëtari tjetër të familjes të ndërrojë qesen e mbeturinave apo të pastrojë kutinë e jashtëqitjes së kafshës.

Nëse kjo punë ju mbetet juve, vishni doreza plastike dhe lajini mirë duart pasi të keni mbaruar punë.

Infektimi me këtë parazit mund të japë shenja të ngjashme me gripin, por shumica e nënave të infektuara mund të mos shfaqin asnjë shenjë apo simptomë, si për shembull:

• Dhimbje të trupit

• Zmadhim të gjendrave limfatike

• Dhimbje koke

• Ethe

• Lodhje

• Probleme në mushkri të ngjashme me tuberkulozin ose pneumocisti carini.

• Shikimi jo i qartë si rezultat i inflamacionit të rëndë të retinësNëse gruaja infektohet për herë të parë, para ose gjatë shtatzënisë, ka rreth 30 % mundësi për të kaluar infeksionin tek bebi.

Sa më herët të ndodhë infektimi, aq më të rënda do të jenë pasojat. Në shumicën e rasteve me prekje të hershme ndodh abort ose vdekje të fetusit në mitër, ndërsa nëna që arrijnë ta kapin në kohë shfaqin probleme si më poshtë:

• Dëmtime të Sistemit Nervor Qendror (SNQ) .

• Zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës ( hepatosplenomegali).

• Zverdhje të lëkurës dhe bardhemës së syrit.

gjinekologu macet shtatzani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.