GJKKO-ja ka lënë në burg Erzen Breçanin dhe pjesën tjetër të bandës së policëve. Zbërthimet e komunikimeve “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Figura qendrore është Ervin Mata, i dyshuar si koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia, Ekuadori e vende të tjera të Amerikës Lindore drejt Evropës. Në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçani, djali i ish zëvendësdrejtorit të policisë Tiranë. Të dy nuk mundën dot të arrestohen ndërkohë që Erzen Breçani ra në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe pastrimit të parave.
Breçani ishte informuar për aktivitetin e paligjshëm të të birit për të cilin pavarësisht se nuk ishte dakord i kishte marrë shuma të konsiderueshme parash për t’i investuar në vepra energjetike. Dyshime se është i implikuar në trafik ka dhe për shefin e krimeve të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.
