Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e bërë nga fituesi i zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, Alfred Beleri kundër një vendimi të SPAK-ut për të mos hetuar kallëzimin e tij ndaj dëshmitarit, Arsen Rama. Sipas Gjykatës, SPAK duhet të shpallte moskompetencë dhe ta delegonte kallëzimin në një prokurori rrethi. Arsen Rama, i cili ka qenë i infiltruar nga Prokuroria e Vlorës në çështjen Beleri, ishte kallëzuar nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës për “deklarim të rremë”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
