Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

GJKKO shtyn seancën për aferën “Partizani”, ja pse Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit edhe nëse mungon në Parlament

10:37 / May 15, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shtyrë dje sërish seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 maj. Pra hetimet vijojnë për këtë dosje dhe ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë. Pikëpyetja dhe debati që po zhvillohet që prej muajit dhjetor është se izolimi në shtëpi i Sali Berishës a do të sjellë djegien e mandatit muajin tjetër, pasi deputetëve iu hiqet mandati nëse nuk marrin pjesë për 6 muaj në seancat plenare. Gazeta “SOT” ka kontaktuar juristë dhe avokatë, të cilët janë shprehur se ky rast nuk pritet të ndodhë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit, në arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar, ka bërë kërkesë disa herë për të qenë pjesë e Kuvendit, por kërkesat e tij nuk janë pranuar nga GJKKO.

Flasin juristët

Sipas juristëve deri më tani janë bërë 5 muaj që nga pjesëmarrja e fundit në një seancë plenare, por Sali Berisha do ta ketë mandatin edhe nëse bëhen 6 muaj pa pjesëmarrje në Kuvend. Juristi Romeo Kara thotë se i vetmi rast, kur do t’i digjet mandati është kur të merret vendim i formës së prerë. “Nëse do ishte dënuar me formë të prerë po i hiqej mandati. Unë kam përshtypjen se ai nuk është se është shmangur vetë, e si e tillë ka një justifikim ky izolim. Unë mendoj se nuk duhet t’i hiqet mandati duke qenë se nuk ka qenë vullneti i tij për të mos shkuar në Kuvend. E dyta, duke mos qenë i dënuar, nuk e marrim si fakt të kryer fajësinë, po nuk u dënua me formë të prerë nuk i hiqet mandati. Ligjërisht është e papërcaktuar kjo pasi disa thotë se bëhet për t’i hequr mandatin e disa jo. Unë e shoh që edhe nuk mund t’i hiqet mandati. Caktimi në këtë rast ligjërisht nuk është i përcaktuar ligjërisht por unë nuk jam që t’i hiqet mandati pasi është një vendim i një tjetër organi. Vetëm në rastin kur ka inaktivitet të qëllimshëm apo kur është sëmurë dhe nuk mundet fizikisht, në këto raste mund t’i hiqet mandati. Por Berisha është aktiv në politikë, pa marrë parasysh se ku ndodhet, por nuk është e drejtë t’i hiqet mandati”, u shpreh Z.Kara për gazetën “SOT”. Edhe juristi Indrit Sefa tha se Berishës nuk i hiqet mandati. “Heqja e mandatit lidhet me vullnetin personal për të mos shkuar në Kuvend, por ky nuk është rasti i zotit Berisha pasi ai ka shprehur dëshirë që të shkojë në Parlament. Për mua, nuk i digjet mandati zotit Berisha, sepse dispozita është e qartë që nëse nuk paraqitesh për gjashtë muaj në Parlament. Mirëpo, zoti Berisha ka bërë kërkesë që të paraqitet por nuk i është pranuar kërkesa pasi janë gjëra që nuk varen prej tij”, u shpreh Z.Sefa për gazetën “SOT”. Po ashtu avokati Spartak Ngjela, thotë se Berishës nuk i digjet mandati. “Nuk i digjet mandati, por ai më duket se nuk ka avokat. Ajo është arsye, njësoj si të jesh sëmurë nuk ke mundësi që të shkosh në Kuvend kështu edhe arresti është arsye. Tani atij nuk ja heq njeri mandatin, por nëse dënohet i hiqet automatikisht. Dënimi penal i formës së prerë ja heq automatikisht”, tha Ngjela.

Çfarë thotë Kushtetuta?

Nenit 71, pika 2, të Kushtetutës së Shqipërisë, thotë: Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3; ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Pra, deputeti duhet të mungojë pa arsye për 6 muaj që t’i hiqet mandati. Në rastin e Berishës, mungesa është e justifikueshme , për shkak se atij nuk i lejohet nga Gjykata e Posaçme për të dalë nga shtëpia. E kundërta ndodhi me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, pasi tentoi dhe po vazhdon t’i shmanget drejtësisë. Atij iu hoq mandati i deputetit, pasi nuk kishte një arsye për të mos marrë pjesë në seancat plenare. Por interpretimi i këtij neni të Kushtetutës mund të sjellë përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës, pasi socialistët do të kërkojnë heqjen e mandatit të ish-kryeministrit, ndërsa “Rithemelimi” do të kërkojë që lideri i saj të vijojë të jetë pjesë e Kuvendit.

“Partizani” parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.