Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

GJND thotë se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet për Karabakun

21:03 / November 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJND
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 12 nëntor tha se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet rivale të Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me pretendimet e tyre për rajonin e Nagorno-Karabakut.

“Gjykata ka juridiksion” për të shqyrtuar rastet e paraqitura në shtator të vitit 2021, u tha në një deklaratë të lëshuar nga GJND-ja. Vendimi i panelit nga 17 gjykatës për këtë rast ishte unanim.

GJND-ja, me seli në Hagë, po ashtu ka vendosur në favor të Armenisë lidhur me dy kundërshtime që kishte, por ka refuzuar të tretin.

Në rastin e saj, Armenia pretendon se Azerbajxhani ka shkelur Konventën ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor dhe është angazhuar në “pastrim etnik” në rajon.

Azerbajxhani mohon këto pretendimet dhe ka ngritur një kundërpadi. Bakuja po ashtu akuzon Jerevanin për gjuhë të urrejtjes dhe propagandë “raciste”.

Rastet përmendin edhe veprimet që janë ndërmarrë në Nagorno-Karabak, një rajon malor brenda Azerbajxhanit, i populluar kryesisht nga armenët etnikë.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra, në vitet ’90 dhe më 2020, lidhur me kontrollin e enklavës.

Bakuja mori kontrollin e territorit në shtator të vitit 2023 përmes një ofensive njëditore, ofensivë që nxiti largimin e pothuajse gjithë popullsisë lokale etnike arme. Afër 100.000 armenë etnikë u larguan për në Armeni.

GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra emergjentë në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë nxitjen dhe promovimin e urrejtjes racore.

Që atëherë, gjykata ka shqyrtuar një sërë mocionesh të dorëzuara nga të dyja shtetet kundër rasteve të njëri-tjetrit.

Armenia iu drejtua sërish kësaj gjykate të Kombeve të Bashkuara më 2023, disa javë pasi Nagorno-Karabaku u mor nga Azerbajxhani.

Gjykata nuk tha se kur do të mbahet seanca për rastet e dy rivalëve. Por, një vendim përfundimtar pritet të marrë vite kohë.

Përderisa vendimet e GJND-së janë obligative, gjykata nuk ka mekanizma për t’i zbatuar vendimet e saj.

GJND juridiksion karabakun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompania detare: Vetëm 14 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit, rritje e lehtë nga fundjava

19:17 / August 12, 2026

Angli, ndalohen syzet inteligjente Meta në gjykata

17:18 / August 12, 2026

BE jep 2 milionë euro ndihmë për Kolumbinë pas tërmetit 7.4 ballë

14:33 / August 12, 2026

Përplasje në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ndërpret konferencën pas ndërhyrjes së deputetëve

14:29 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.