Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset se do të gjobiten apo edhe do t’u mbyllet aktiviteti nëse nuk zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave anti-COVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt. Gjobë deri në mbyllje të aktivitetit dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!”, shkruan Rama në Facebook.
