Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Gjobiten Tirana dhe Partizani për sjellje të gabuar të fansave

19:54 / December 28, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana partizani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Derbi i kryeqytetit dhuroi spektakël dhe emocione në fushë dhe në shkallët e stadiumit “Air Albania”, por tifozët e të dyja klubeve thyen edhe rregullat duke sjellë ndërprerjen e lojës.

Nisur nga sjellja në tribuna, Komisioni i Disiplinës dënoi Tiranën me gjobë 400 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës.

Dënim mori edhe klubit i Partizanit me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, dëmtim të mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në fushë.

Klubet kryeqytetase duhet që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.

Derbi i kryeqytetit u fitua nga “të kuqtë”. Partizani e mbylli vitin 2022 në vendin e parë me 29 pikë pas 15 ndeshjesh, 4 më shumë se sa Tirana ndjekëse.

“Të kuqve” u mjaftoi një gol për të siguruar fitoren, që sjell qetësinë dhe optimizmin brenda grupit.

Rrjeta e vetme e sfidës u realizua nga Xhuliano Skuka në minutën e katërt të lojës, ndërsa 24 vjeçari shkon në kuotën e 10 golave në kampionat.

partizani tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet konkrete

09:40 / November 6, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.