Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjonaj: Ligji i ri për OJF-të rrit transparencën dhe heq rrezikun e sektorit nga pastrimi i parave

13:59 / June 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë pas 20 vjetësh në Shqipëri paraqitet një ligj i plotë për miratim mbi regjistrimin e organizatave jofitimprurëse.

Projektligji sipas ministrisë së Drejtësisë, do të lehtësojë pa fund veprimtarinë e organizatave të shoqërisë civile.

Prej korrikut 2019 edhe me ndihmën e BE-së, Këshilli i Ministrave, pas konsultimeve dhe me kontributin e organizatave të shoqërisë civile miratoi udhërrëfyesin për një mjedis mundësues për të.

Ky udhërrëfyes një nga prioritetet kryesore kishte krijimin e kuadrit ligjor më mundësues për regjistrimin e shoqërisë civile.

Deri tani rezulton se gjatë gjithë procesit të konsultimit, mbi 70 përqind e komenteve të shoqërisë civile, janë reflektuar në përmbajtjen e projektligjit dhe kjo e ka rritur ndjeshëm cilësinë e tij.

Nëpërmjet këtij ligji, autoritetet thonë se përmirësojmë ndjeshëm kohëzgjatjen dhe procedurat e regjistrimit të një organizate ose për të kryer ndryshime në regjistrin e OJF-ve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u tha deputetëve në seancën plenare se
edhe “për shkak edhe të detyrimeve që burojnë nga “MONEYVAL”, ne rrisim transparencën dhe heqim një rrezik që ky sektor ka për pastrimin e parave”

Sipas zonjës Gjonaj “në përputhje të plotë me standartet më të mira ndërkombëtare, projektligji vendos detyrime për regjistrim dhe për raportim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori”.

Po ashtu u nënvizua se projektligji ndryshon rrënjësisht sistemin e regjistrimit.

“Ne krijojmë një sistem regjistrimi të bazuar në komunikimin dhe shqyrtimin elektronik të kërkesave për regjistrim. Pra, edhe dikush që është nga një rreth i largët, mund të paraqesë aplikimin elektronik për regjistrimin e organizatës në gjykatën e Tiranës dhe e përfundon procedurën pa ardhur asnjë ditë në Tiranë. Kjo shkurton kohën e regjistrimit dhe koston që lidhet me këtë proces”-tha ministrja.

Element thelbësor gjithashtu në këtë luigj, është lehtësimi i procedurave, pasi në vazhdimësi deri më sot ishin të zgjatura vështirësitë me krijimi dhe regjistrimi i një organizate, për të cilën duhet të shkohej disa herë në gjykatë për ta përfunduar si procedurë.

Sipas ministres, kjo vështirësohej më shumë për anëtarët e shoqërisë civile nga jashtë kryeqytetit, që u duhej për të regjistruar organizatën, të vinin disa herë në Gjykatën e Tiranës.

Lidhur me këtë, projektligji jep zgjidhje për të ulur disi ngarkesën në Gjykatën e Tiranës. Sipas ligjit aktual, çdo veprim me regjistrin e OJF-ve, duhet të bëhej nga një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës.

Në një vit, Gjykata e Tiranës kishte rreth 2000 çështje që lidheshin me kryerjen e veprimeve në regjistrin e OJF-ve. Tashmë, këto 2000 çështje nuk do të trajtohen më nga gjyqtarët, por nga kancelari i Gjykatës së Tiranës, i cili, me mbështetjen e zyrës së regjistrit të OJF-ve, do të kryejë këto veprime regjistrimi.

Në tërësi ligji lehtëson pa masë punën dhe barrën administrative të organizatave dhe lejon zhvillimin e sektorit duke mundësuar krijimin e lehtë të organizatave nga çdo individ që ka zellin dhe pasionin për t’u marrë me çështje në interes dhe dobi të publikut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.