Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjonaj: Mbipopullimi në burgje është -20%, ose nën kapacitetin e përcaktuar

11:19 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë se reforma në sistemin e burgjeve ka përfshirë kuadrin ligjor, strukturor dhe infrastrukturor në respekt të plotë gjithashtu të të drejtave të njeriut dhe trajtimit të të dënuarve.
Gjonaj thekson se prej fillimit të përgatitjes së paketës ligjore të reformës në sistemin penitenciar deri në miratim dhe hyrjen në fuqi, procesi ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për shkak se është ndryshuar në mënyrë tërësore i gjithë kuadri ligjor.
Megjithatë ministrja thekson se edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, në këta 4 vjet reforma është arritje në të gjitha rezultatet në aspektin e sigurisë në sistemin e burgjeve.
“Kjo, – vijon ministrja Gjonaj, – jo vetëm në përfshirjen dhe aplikimin e një regjimi të posaçëm siç ishte “41 bis”, por nga ana tjetër edhe për një sërë masash sigurie duke digjitalizuar sistemet dhe njëkohësisht duke i dhënë garancinë dhe sigurinë të gjithë punonjësve të Policisë së Burgjeve, që të zbatojnë ligjin me pririoritet”.
Gjonaj thekson ndërkaq se sot me të gjithë mundësitë e krijuara, mbipopullimi në sistemin e burgjeve është -20%, ose nën kapacitetin e përcaktuar në institucionet penitenciare.
“Kjo sjell lehtësim jo vetëm të masave që duhet të merren ndaj personave të burgosur por nga ana tjetër sjell edhe një trajtim më të mirë të tyre. Dhe duke mbajtur parasysh edhe situatën e pandemisë, ulja apo pasja e numrit të personave të burgosur nën kapacitetin e përcaktuar nga institucionet penitenciare, na ka ndihmuar për t’i trajtuar ata në një mënyrë më të përshtatshme, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të personave të burgosur”-tha ajo për Top News.
Ajo shton se në fund të këtij mandati, ka patur menaxhim shumë të mirë për uljen e numrit të personave të dënuar apo paraburgosur në sistemin penitenciar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.