Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjonaj në Gjykatën e Durrësit: Të garantojmë që reformimi të arrijë direkt tek qytetarët

12:20 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 35 696x463 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi sot një diskutim të hapur me kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Markelian Koça, për projektin e hartës së re gjyqësore të Shqipërisë.

Gjonaj tha se “pas realizimit të pjesës strukturore institucionale të Reformës në Drejtësi, tani po mundohemi që jo vetëm nëpërmjet iniciativave legjislative, por edhe përmes veprimeve operacionale që duhen kryer nga institucionet e drejtësisë, të sigurojmë efektshmërinë e sistemit me qëllim që gjithë ky reformim i madh të arrijë direkt tek qytetarët”.

“Duke mbajtur në konsideratë që disa gjykata kanë një numër më të paktë gjyqtarësh, sidomos në nivel apeli ku numri është përgjysmuar dhe për shkak të procesit të vettingut, po punojmë dhe kemi patur edhe disa diskutime me KLGJ për mënyrën sesi harta gjyqësore duhet të shtrihet”, tha ajo.

Ministrja theksoi se “padyshim që kemi një infrastrukturë rrugore më të mirë se shumë vite më para, por është shumë i rëndësishëm fakti që shtrirja e shumë gjykatave jo vetëm i jep jetë qyteteve, por edhe nga ana tjetër lehtëson mundësinë e aksesit të shtetasve në gjykatë”. Gjithashtu, sipas saj, “e njëjta situatë vlen edhe për Gjykatat e Apelit”.

“Kam dijeni që KLGJ ka bërë një komunikim me gjithë kryetarët e gjykatave për hartën e re gjyqësore, për të kuptuar cila është koncepti i KLGJ-së si ide fillestare dhe më pas propozimi përfundimtar niset nga Ministri i Drejtësisë në Këshillin e Ministrave”, shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.