Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjonaj: Reforma në drejtësi ka sfida dhe kundërshtarë, pastrimi nga korrupsioni domethënës

10:32 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke i quajtur domethënëse rezultatet e Reformës në Drejtësi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj renditi disa nga sukseset e saj që nga miratimi në Kuvend 5 vite më parë. Gjonaj u shpreh se reforma në drejtësi ka pasur mjaft sfida dhe kundërshtarë por vazhdon të ketë përkrahje si një investim për të ardhmen e vendit.

“Pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar si dhe rezultat e SPAK janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin në drejtësi. Avancimi i reformës në drejtësi është në momentin kur kërkon bashkëpunim. Prandaj kërkohet koordinimi dhe fryma e bashkëpunimit për të çuar përpara këtë reformë.

Ajo që na bën sot bashkë është ndër shembujt e punëve të mira. Kemi punuar intensivisht për një vit. Janë organizuar më shumë se 25 takime për dokumentin final. Paketa e re tregon problemet e sistemit. Reforma në drejtësi ka pasur sfida, vështirësi dhe kundërshtarët e saj. Por vazhdon të ketë përkrahje si një investim për të ardhmen e vendit. Mbështetje e plotë është treguar edhe nga Kuvendi që ka qenë laboratori I kësaj sipërmarrje.

Një aktor shumë  i rëndësishëm është shoqëria civile. Reforma në Drejtësi është shpresa e qytetarëve për një qeverisje të mirë, dhe ura jonë lidhëse me të ardhmen europiane. Jemi në rrugën e duhur por na duhet shumë punë për ta çuar deri në fund këtë projekt për të ardhmen e vendit, familjet dhe fëmijët tanë. Secili do të bëjë sa më shumë por vetëm të gjithë bashkë do bëjmë më shumë për të ardhmen tonë”, u shpreh Gjonaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.