Ka nisur me debate të forta seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti Ralf Gjoni dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla kanë patur replika të forta me njëri-tjetrin.
Deputeti gjoni i ka kërkuar Kuvendit të ngrejë një Komision Hetimor Parlamentar për të të hetuar shembjen e Teatrit Kombëtar, por kjo ka shkaktuar ilaritet te Balla, i cili ka filluar të qeshë.
Në këtë moment Gjoni i është kthyer Ballës, duke i thënë të nmos qeshë se do të përballet me inatin popullor, dhe asnjë nuk mund të vijë në Tiranë dhe t’i tregojë teatrin e kashtës.
“Kërkoj nga Kuvendi ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbardhur ngjarjen që ka krijuar mllef popullor. Të mirëpresin në Kuvend të gjitha palët për të hetuar. Nëse nuk ka këllqe njeri, unë vetëofrohem që ta drejtoj. Mos qesh Taulant se po përballesh me inatin popullor. Zoti Kryetar mos qeshni, nuk mundet kush në emër të mullarëve të kashtës të vijë në Titranë dhe të më japë mendje për teatër kashte”, ka thënë Gjoni.
Ndërkohë Balla i është drejtuar vazhdimisht Gjonit me frazën “o djalë”, ndërsa është shprehur se kjo kërkesë e Gjonit është vërë ditën e djeshme ga grupi parlamentar i opozitës, por nuk ka ardhur ende në Kuvënd.
“Nuk është mirë të luajmë teatër mbi teatër, se sa të dhemb shpirti unë e di shumë mirë. Ditën që u bëre deputet duhet të kuptosh që nuk mund të lash duart dhe të bësh sikur të dhemb shpirti për teaatrin me një fjalim 3 minuta. Prandaj bëj letart djalë. Ti Gjoni je ndryshe në kafe dhe ndryshe në sallë. O djalë, qetësohu. Unë kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita dhe mezi e presim, por aq të vëmendshëm jeni sa kërkesa nuk ka ardhur akoma”, ka thënë Balla.
