Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjukanoviç kërcënohet me rrënimin e shtëpive të tij në vendlindje

22:18 / April 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjukanovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë pasi humbi zgjedhjet presidenciale më 2 prill, Inspektorati Ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë dhe Urbanizmit në Mal të Zi urdhëroi Millo Gjukanoviçin që brenda 20 ditësh të rrënojë dy shtëpi të ndërtuara ilegalisht në pronën e familjes në fshatin Koçan, jo larg qytetit të Nikshiçit.

Gjukanoviç ka mbajtur poste udhëheqëse shtetërore për më shumë se tri dekada. Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 2 prill, ai është mposhtur nga Jakov Millatoviç.

“Objektet janë ndërtuar në kundërshtim me planin e vlefshëm hapësinor-urban të Komunës së Nikshiçit. Nëse Gjukanoviç nuk i rrënon në afatin e paraparë, atë do ta bëjë shteti me shpenzimet e tij”, thuhet në vendimin e Ministrisë, të datës 4 prill, të publikuar në llogarinë në Facebook të Lëvizjes Qytetare URA.

Ministrinë e udhëheq një zyrtare e kësaj partie, Ana Novakoviç Gjuroviç. Udhëheqësi i Lëvizjes URA dhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë më 5 prill se vendimi për rrënimin e objekteve të Gjukanoviçit, nuk ka të bëjë me zgjedhjet.

“Inspektorati duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe pyetja për Gjukanoviçin është: përse ka ndërtuar ilegalisht”, është shprehur Abazoviç.

Ai ka thënë se Gjukanoviç i ka 20 ditë kohë për t’i rrënuar objektet ilegale.

“Të mos dalim në terren e t’i prishim. Ai e ka mundësinë që t’i heqë vetë ato, si një qytetar i përgjegjshëm”, ka thënë Abazoviç.

Millosh Nikolliç, nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviçit, e ka cilësuar paralajmërimin për shembje si dhunë institucionale dhe hakmarrje e “një kryeministri të dështuar”.

Kercenim Mal i ZI Millo Gjukanoviçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.