Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjuriç: Janë prezantuar zgjidhje për dialogun me Kosovën, por Serbisë nuk i ka pëlqyer asnjëra

17:40 / September 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, teksa ka folur për dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka zbuluar se janë propozuar disa zgjidhje, pro që ai thotë se asnjëra nuk i ka pëlqyer Serbisë.

“Ne në mënyrë të përsëritur kemi refuzuar ofertat e këqija që kanë vënë nën presion Serbinë dhe presidentin Vuçiç. Jam i sigurt se në takimet që po zhvillohen në New York janë duke u zhvilluar edhe biseda për zgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 6 tetor”, ka thënë Gjuriç për Tv Pink.

Megjithatë, Gjuriç ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet dy palëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ndërkohë teksa ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Gjuriç ka thënë se është shumë e rëndësishme që “Lista Serbe” të fitojë të dhjetë vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi sipas tij është shumë e rëndësishme që të ruhet ndikimi në Kosovë.

“Është e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë dhjetë vende, sepse pa serbët nuk do të mund të krijohet qeveria e re”, ka shtuar tutje ai, raporton Express.

Këto deklarata të Gjuriq vijnë pak kohë pas takimit të Vuçiq ka pasur në New York me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer, e me të cilin kanë biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ndihmëssekretarin e SHBA-së, Philip Reeker.

Sic është deklaruar nga presidenca serbe, në këto takime është biseduar për kompromisin e mundshëm që mund të arrihet mes palëve.

Ndërkohë Vuçiç citohet të ketë thënë se një kompromis i tillë do të duhej të ruante interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe gjithashtu edhe interesat shtetërore të Serbisë.

“Kompromisi do duhej të merrte parasysh dhe të respektonte interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”, kishte deklaruar Vuçiç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Thahet Danubi, kriza e energjisë prek 3 vende! Hungaria fik centralin bërthamor, Rumania ndërhyn me eksploziv

13:25 / August 3, 2026

Përplasen dy helikopterët në Greqi, njëri prej tyre shpërthen në flakë

16:50 / August 2, 2026

Kosovë/ Kurti: Ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

13:39 / August 2, 2026

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

17:10 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.