Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjuzi: Rama të ketë kujdes në këtë fund mandati. I përgjigjet Ruçi

10:38 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci gjuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Kujtim Gjuzi tha në foltoren e Kuvendit se është kundër futjes në rend dite të 10 projektligjeve, që kanë të bëjnë me rolin e gjyqësorit në Shqipëri, nga Kodi Penal, te Policia Gjyqësore, funksionimi i prokurorisë apo Gjykatës Kushtetuese.

Gjuzi u shpreh se këto projektligje nuk mund të futen me urgjencë në rend dite, pasi sipas tij, në sallën e Kuvendit mungon qeveria, deputetët socialiste dhe ata opozitarë. Më tej, ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, që të tregohet i kujdesshëm në ditët e fundit të mandatit.

Gjuzi: Jam kundër futjes me urgjencë të këtyre projektligjeve. E gjithë qeveria këtu është mangët, deputetët socialistë janë mangët, deputetët e opozitës po ashtu. Kjo nuk shkon. Le të shpresojmë që këto ditë kryeministri Rama, në ditët e fundit të mandatit, të jetë i kujdesshëm. E përgëzoj për dërgimin e vaksinave mjekëve të Kosovës. Pra, ne nuk jemi vetëm kritikë, kur ata bëjnë punë të mira, siç është kjo, ne patjetër do ta përshëndesim.

Ruçi: Nuk janë me procedurë të përshpejtuar, as me urgjencë, janë zbatuar të gjitha procedurat. Problemi ka qenë se rendin e ditë e kam firmosur 24 orë para se Komisioni i Ligjeve ka mbaruar punë dhe sot është dita e katërt që Komisioni ka depozituar përfundimet e tij. Sa i përket asaj që deputetët janë mangët, deputetët nuk janë mangët, janë brenda vendimmarrjes që Kuvendi ka marrë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.