Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata Administrative e Apelit pranon padinë e prokurores Sonila Muhametaj, në pikëpyetje punësimet në SPAK

16:36 / May 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sonila Muhametaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padine e prokurores Sonila Muhametaj. Kjo e fundit, kërkonte gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut në SPAK, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundoi i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si i ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.