Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata e Apelit të Tiranës merr vendimin në prag të kolapsit: Nuk do të ketë më Kolegj Civil dhe Penal, çështjet ndahen mes 13 gjyqtarëve

16:09 / September 4, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit të Tiranës vendos që nuk do ketë Kolegj Civil dhe Penal dhe çështjet do të ndahen tek të gjithë gjyqtarët.

Apeli i Tiranës ishte i ndarë në dy sektorë në civilë dhe penalë për gjykimin e çështjeve por për shkak të fluksit të madh të dosjeve që presin të shqyrtohen, ndërkohë që numri i gjyqtarëve sa vjen dhe ulet për shkak të vettingut, është marrë vendimi për shkrirjen e këtyre sektorëve. Pra, një gjyqtar që më parë ka shqyrtuar vetëm çështje civile, tashmë do të shqyrtojë dhe ato penale.

Fluksi i dosjeve në Apel ka shkuar në afro 13 mijë dhe ky stok është krijuar për shkak të shkarkimeve të gjyqtarëve nga vettingu apo dorëheqjeve. Aktualisht janë vetëm 13 gjyqtarë në Apel, ndërkohë që pritet të ketë largime të tjera.

Vendimet e Apelit janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë të formës së prerë. Ndërkohë që nëse ka vendime në kohë, personat e dyshuar për krime dhe të arrestuar mund të dalin të lirë për shkak të mbarimit të afateve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.