Gjykata e Posaçme ka dënuar sot me 6 muaj burg (që do konvertohen në 12 muaj shërbim prove) anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Prokuroria kërkoi më herët dënimin e Dacit me 1 vit burg për “falsifikim dokumentesh”.
Pas këtij vendimi, ish- gjyqtari Luan Daci ka deklaruar se vendimi do të apelohet.
Gjykata dënoi Luan Dacin me 6 muaj burg, vjen reagimi i parë nga avokati i tij
“Do të apelohet. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën”, tha Daci.
Në shpalljen e vendimit, Gjykata e Posaçme vlerësoi se Daci është fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij.
Gjykata vlerësoi se në kërkesën e Dacit për t’u bërë pjesë e KPK dhe KPA nuk është referuar masa disiplinore.
Më tej, i pandehuri nuk e ka deklaruar atë as para komisionit. Gjykata vlerësoi se Daci ka paraqitur një rrethanë të rreme, duke fshehur faktin se ndaj tij kishte një masë disiplinore.
