Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit, me vendim të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit pavarësisht kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, për të argumentuar proporcionalitetin e masës “arrest me burg” në raport me mandatin si kryebashkiak, nuk u bind për lirimin e Veliajt.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, tha se tashmë arsyet e Gjykatës së Lartë, kanë tejkaluar ligjin.

Ndreca tha se Erion Veliajt, po i cenohet pa argumente ligjore ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë, e nga ana tjetër, qytetarëve po u mohohet qeverisja nga i zgjedhuri përmes votës.

“Argumenti lidhet me faktin që Veliaj, si çdo qytetar, duhet të plotësojë disa kritere që janë në procedurë penale. Dyshimi duhet të jetë i bazuar në prova që të merret një masë sigurimi. Që të shkosh te arresti me burg, që është ekstrem, duhet të ketë rrezikshmëri shoqërore të lartë, duhet të ketë dyshime të arsyeshme se mund të prishë provat e hetimit, ose rrezikshmëri për të kryer vepër të njëjtë ose më të rëndë. Duhet të shqyrtohet dhe interesi publik, që është e drejta e qytetarëve për t’u qeverisur nga i zgjedhuri përmes votës. Gjykata nuk e kanë marrë në shqyrtim këtë anë të balancës.

Duhet t’i lejohej mundësia për të ushtruar detyrën. Hetimi ka 1 vit që ka përfunduar, praktikisht s’ka asnjë rrezik… Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese thotë që nuk ka prova fare. Për sa kohë Kushtetuesja e ka shtruar rrugën, duke i thënë Gjykatës së Lartë se çfarë do të thotë demokraci, i zgjedhur vendor, rëndësia që të mos cënohet mandati. Janë arsye përtej ligjit, është e kotë të kërkohen arsyet te vendimi”, tha Ndreca.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar.

denim gjykata e larte mandati ndreca veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Kuvendi të enjten në seancë plenare, intepelanca me 5 ministra! Shqyrtohet edhe drafti i PS për pagat e magjistratëve

20:20 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.