Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg.
Trupa e përbërë nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, vendosi mospranim të kërkesës.
Ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekalaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
Llalla u ndalua në Itali, ku dhe iu mohua kërkesa për azil. Ai pretendon se vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila mund të përkeqësohet në rast izolimi në burg.
