Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Gerd Gjinararit që kërkonte prishjen vendimit të Gjykatës së Apelit të Korçës që e riktheu atë në burg. Ai u lirua me vendim të Shkallës së Parë në fillim të 2019-ës, një vendim i cili u konsiderua në shkelje të ligjit dhe interpretim të gabuar të tij nga Gjykata e Apelit e cila në qershor e riktheu në burg Gerd Gjinararin.
Vendimi për arrestimin e tij nuk është ekzekutuar ende pasi Gjinarari u arratis disa muaj para se të merrej vendimi, duke mos u paraqitur në shërbimin e provës.
Gerd Gjinarari ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano në vitin 1997 dhe kishte vuajtur 25 vite burg në momentin e lirimit.