Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor si dita kur do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes së Valdrin Pjetrit.
Sipas informacioneve, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Oltiona Goxha.
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër nga zgjedhjet e 2019, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas akuzave të PD se kishte pasur një të shkuar kriminale dhe një dënim për trafik droge në Itali. Gjithashtu iu zbuluan edhe biznese të padeklaruara.