Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

16:23 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares së Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit  të akuzuar për “mashtrim” në shuma të mëdha.

Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi, pas kallëzimit nga një biznesmen që pretendon se ajo i  kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndimonte të përfitonte një grand prej 3.5 milion euosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR.

Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit me arrest në shtëpi.

Argumenti i mbrojtjes sipas vendimit të zbardhur të gjykatës së Korçës për të zbutur masën e sigurisë, ishte gjendja e dy fëmijëve të të arrestuarës dhe bashkëshortit të saj. “Jetesa pa nënën ka sjellë tronditje psiko-emocionale duke humbur besimin në vetvete dhe ndikon në mënyrën e të jetuarit”, citohet në vendimin e gjykatës akti i ekspertimit psiko-social të fëmijëve.
Pretendimet e mbrojtjes janë gjetur të bazuara nga prokuroria që ka pranuar zbutjen e masës duke shtuar edhe se Sterjo nuk mund të ndikonte në prishjen e hetimeve dhe se ajo kishte dhënë dëshmi të detajuara mbi çështjen.

Pas kësaj gjyqtarja e çështjes Eglantina Mikani ka arsyetuar se “kufizimi i lirisë në këtë rast, por në kushtet e shtëpisë është i përligjur duke patur parasysh këtu rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të shprehur në marzhin e dënimit, rrethanat e kryerjes të saj, por dhe qëndrimin e vetë shtetases nën hetim si dhe të organit procedues”.

Gjyqtarja thotë se mbante parasysh edhe qëndrimin e prokurores e cila në seancë kishte bërë me dije se nuk kishte qenë në dijeni të rrethanave familjare, por me njohjen me to edhe ajo vetë do kishte paraqitur kërkesë zëvendësimi mase.

Zbutja e masave të sigurimit ndaj zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të ngjashme është diçka rutinë në gjykatat shqiptare dhe argumentet në shumicën e rasteve janë kushtet shëndetësore. Në tetor të vitit të kaluar ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve u lirua përkohësisht nga Gjykata e Posaçme me pretendimin se kishte fëmijë të mitur. Por zbutja e masës së sigurimit ndaj Bllakos u apelua dhe ai u rikthye në qeli pas vendimit të Apelit.

Policia tirananews.al Viola Sterjos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.