Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës. Në seancën paraprake këtë të hënë, gjyqtari Sokol Toma i pushoi akuzën, me argumentin se prokuroria nuk solli asnjë provë që të lidhë Çukon me akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Arben Çuko u arrestua si pjesë e një grupi në operacionin policor “Volvo-4”. Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzve sot në Dhomën Penale në Tiranë.
Ish-deputeti socialist dhe ish anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare prej arrestimit ka mohuar akuzat.
Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj.
