Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjykata vendos sot për ekstradimin e Nikolin Janinës në Spanjë

11:04 / May 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nikolihn janina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikolin Janina, lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE, është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë 2 ditë më parë (6 maj).

Ditën e sotme Gjykata do të vendosë për ekstradimin e tij në Spanjë, pasi arrestimi i Janinës u bë për llogari të autoriteteve spanjolle.

Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarrjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

Drejtësia Spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që prej kësaj date e deri më sot, policia dhe prokuroria Shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për arrestimin e biznesmenit Janina.

Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave. Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren. Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë arsyet se pse vendimi i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativisht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në terren.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.