Presidenti i rizgjedhur i FSHF-së, Armand Duka mund ta ushtrojë tashmë pa asnjë pengesë ligjore detyrën e tij në krye të organit më të lartë drejtues të futbollit shqiptar.
Kjo pasi ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF Armand Duka dhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.
Mësohet se ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë, i pezulluar mbetet vetëm Ardian Haçi.
Kujtojmë se pavarësisht se Duka u rizgjodh si president i Federatës SHqiptare të Futbollit më 15 mars të 2022, ai nuk e kishte të drejtën të ushtronte detyrën e tij deri më sot pasi mbi të rëndonte masa e pezullimit e vendosur nga gjykata.
