Gledian Llatja është kryebashkiaku i parë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që merr mandatin për të drejtuar bashkinë e Elbasanit.
Gjykata ka vendosur që të konfirmojë vendimin e KQZ-së për ti dhënë mandatin Llatjas, edhe pse Elbasani është një bashki e majtë, por socialistët kanë vendosur që në çdo bashki të marrin mandatet me vendim gjykate.
Kujtojmë që një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi gjykatave që të mos miratonin këto mandate të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat opozita i quan antiligjore dhe antikushtetuese.
Lexo edhe- PD, Bardhi: Gjykata të mos u japë mandatet kryebashkiakëve të 30 qershorit