Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykatat do i çojnë njoftimet për qytetarët me email-e. Nëse pala e interesuar nuk konfirmon marrjen brenda 5 ditësh, njoftimi konsiderohet i kryer

16:28 / June 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 62e13c06e5cc8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të njoftuar palët. Më 16 korrik Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime në Udhëzimin që rregullon njoftimin e palëve, duke shtuar se përmes rrugëve elektronike do vihen në dijeni për njoftimet gjyqësore palët, por edhe personat e tretë. Një ndryshim tjetër përcakton se punonjësi i gjykatës dokumenton dërgimin dhe marrësi duhet të konfirmojë marrjen e njoftimit brenda 5 ditësh. Me  kalimin e këtij afati, njoftimi konsiderohet i kryer.

Në rast se vërtetohet nga punonjësi i gjykatës se pala, përfaqësuesi i saj, nëse ka një të tillë apo personi i tretë ka ndryshuar të dhënat elektronike të kontaktit dhe gjykata nuk është njoftuar për të dhënat e reja, në përputhje me detyrimin ligjor , pretendimet e tyre për pavlefshmërinë e njoftimit janë të papranueshme. Në këtë rast, njoftimi bëhet me shpallje publike, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

Ndryshimet në mënyrën e njoftimit të palëve apo personave të tretë të përfshirë në procese vijnë në një moment kur sistemi gjyqësor gjendet në mes të një riorganizimi mjaft problematik, i njohur si harta e re gjyqësore. Aplikimi i kësaj harte nisi në fillim të këtij viti me reduktimin e gjykatave të apelit, për të vijuar më tej me redultimin e gjykatave të shkallëve të para.

Nga 1 korriku pritet të vijojë faza tjetër e reformës, që parashikon reduktimin e gjykatave administrative, proces që pritet të jetë shumë problematik sa i përket përplasjeve të biznesit e individëve kryesisht me administratën publike. Një prej problemeve më të mprehta ka të bëjë me transferimin fizik të dosjeve dhe dokumentacionit nga gjykatat që mbyllen drejt Tiranës apo nër rrethet e tjera ku ato shkrihen. Vetëm reduktimi i gjykatave të apelit solli nevojën e rishortimit nga e para të më shumë se 32 mijë dosjeve, në një kohë që situata është edhe më problematike në gjykatat e tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.