Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjylameti: Ja pse PS duhet ta marrë mandatin e katërt

16:42 / April 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 10 at 16.38.41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja dhe njëherësh kandidatja e PS, Blerina Gjylameti shprehet e bindur se PS do të sigurojë më 11 janar mandatin e katërt. Duke folur në “Top Story” me Grida Dumën, Gjylameti nënvizoi se Shqipëria do të kishte një qeverisje më të mirë në raste se opozita do ishte në një gjendje tjetër.

Pjesë nga deklarata

Po të shikojmë palën përballë, ka pjesën më të madhe të listës së mbyllur, ka shumë pak të rinj në pjesën e listës së mbyllur. Tek ana jonë kemi të rinj pothuajse me po aq eksperiencë dhe te e mbyllura. Po të shikosh nga ku je nisur e ku jemi sot, ne kemi një llogaridhënie për çdo premtim që është bërë dhe e kemi mbajtur në mandate.

Nëse për opozitën do të duhet sot të krijojë besimin, frymën apo alternativat nëpërmjet premtimeve, ne nuk jemi kështu. Nuk jemi vetëm me premtime. Premtimet I shikojmë më pak. Realizohet pjesa e parë, u votëbesua në mandatin e dytë , u votëbesuam në mandatin e tretë, ka nisur puna dhe për mandatin e katërt.

Dhe çfarë? Ka shumë elementë që mund të flasim qoftë për pjesën e ekonomisë e një zhvillimi të qëndrueshëm, qoftë për pjesën e asaj që janë gjithë termat apo parametrat makrofinanciarë për të treguar që shkojmë drejt një vendi I cili krijon mirëqenie për qytetarët. Flasim për infrastrukturën, për ndryshimet rrënjësore apo reforma të rëndësishme që nisin që nga pjesa e fushave më të mëdha. Nga shëndetësia, nga arsimi tek pjesa e reformave që është reforma në drejtësi.

Me gjithë pikëpyetjet dhe me gjithë hezitimin që ka gjithkush për të besuar apo mosbesuar që ia është dalë që të jetë një drejtësi e pavarur dhe që s’ka kontestim. Qoftë për pjesën që ne synojmë, për ngritjen e një qyteti funskional, ligjor dhe shtet të së drejtës që të bën që të hapen dyert e BE. Por unë e them dhe duhet ta them se unë mendoj që edhe nëse do të kishte një opozitë shumë më të mirë, edhe pjesa e qeverisjes në këto vite do të ishte edhe më e mirë.

Në parlament duhet të ketë llogaridhënie shumë të fortë kur ka opozitë shumë të mirë. Kjo pasi mekanzimat e ndërgjegjësimit do të funksiononin më mirë.

blerina gjylameti PS zgjedhje]
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në pushtetin vendor, Mazniku e lidh me integrimin në BE

20:36 / July 18, 2025

Bledi Çuçi me deputetët e rinj të PS: Tregova për reformat kyçe që kemi përpara për Shqipërinë 2030 në BE

20:00 / July 18, 2025

Tabaku: S’ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje

19:48 / July 18, 2025

Qeveria rinis betejën ndaj informalitetit, ministri Malaj: Tregtarët të sigurojnë faturat për çdo mall

19:24 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.