Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjyqi i Berishës në Londër, zbulohet çfarë thanë avokatët. Mister kush paguan faturën e mbrojtjes

13:03 / March 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 21 125844
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në të tretën ditë të përballjes të paprecedentë në gjykatën londineze, të Sali Berishës me qeverinë angleze, avokatët e ish-kryeministrit kanë paraqitur argumentet kundërshtues për shpalljen e tij, person non grata në Britaninë e Madhe.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mëson se Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha SIAC ((Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) se me vendimin e saj ish sekretaria e shtetit Priti Patel ka shkelur ligjin dhe se akuzat që çuan në shpalljen e ish kryeministrit shqiptarë Non Grata, janë serioze dhe haptazi të pa vërteta.

Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha gjyqtarëve të SIAC, se sekretarja e shtetit dështoi të marrë në konsideratë faktin se zoti Berisha nuk është në pushtet prej 10 vitesh dhe nuk ka se si të jetë i prirur të forcojë apo të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Një tjetër argument i paraqitur prej mbrojtjes është se kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në parlament shpalljen Non Nograta të Berishës nga Britania e Madhe, përpara se Priti Patel të shpallte vendimin. Kjo përballje e para e këtij lloji mes një ish kryeministri dhe një qeverie perëndimore, ka një kosto financiare, aq më tepër që ekipi mbrojtës i zotit Berisha është ndër më të mirët në Britaninë e Madhe.

A është zoti Berisha apo dikush tjetër që paguan shpenzimet e kësaj beteje gjyqësore në Londër? Për këtë Top Channel pyeti kompaninë avokatore Zaiwalla & Co dhe është në pritje të një përgjigje. Megjithatë avokatë në Londër me të cilët është konsultuar Top Channel pohojnë se juristë të kalibrit të Fergus Randolph KC, i cili po përfaqëson Sali Berishën në këtë proces, paguhen mbi 950 stërlina plus TVSH për një orë punë, pra rreth mbi 1 milion lekë për një orë pune.

Gjyqi i Berishës në Londër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.