Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjyqi i Ilir Metës, GJKKO nuk lejon transmetimin live dhe daljen nga kafazi

19:58 / June 5, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupi gjykues çmoi se kërkesat e Ilir Metës për transmetim live të seancave gjyqësore dhe daljes nga kafazi ishin kërkesa të pabaza. Kërkesa për prani në seancë me kamera u bë edhe nga mediat, por gjyqtari Erion Bani, urdhëroi që në nisje, daljen e tyre jashtë, teksa njoftoi se do jenë të pranishme vetëm në vendim përfundimtar.

Vetë Meta, hodhi akuzat në drejtim të qeverisë, referuar raporteve ndërkombëtare për lirinë e medias, se nëse seanca nuk është live, raportimi mund të bëhet për interes të saj.

Kujtim Cakrani: Do doja të ishin kamerat këtu, sepse është një kërkesë publike. Javën e kaluar bëra kërkesë për kafazin e qelqtë. Ua kam bërë ambasadave në Shqipëri, KSHH-së, por jo Avokatit të Popullit, sepse është kot. Ju nuk e pranuat dhe shumë mirë bëtë, sepse GJKKO ka një praktikë që e përdor gjendjen vetëm kur ka interes të saj. Ky është problem i gjykatës. Dje është bërë një kërkesë nga KSHH dhe KLGJ, ku bazohet në konventat evropiane kërkesa për daljen nga kafazi. Ju, kryetare, e keni rregulluar sallën kaq bukur dhe urime, por duhet të jetë edhe drejtësia si kjo sallë amerikane me të paraburgosurit. Një popull duket nga mënyra si i trajton të paraburgosurit, thotë një shprehje angleze. Jashtë janë 1000 veta që presin, kolegët, familjarët, miqtë apo, po deshët, edhe militantët që i latë jashtë te gardhi. Kanë të drejtë të jenë në sallë, por kaq është kapaciteti. Edhe KSHH ju ka kërkuar ta hiqni këtë kafaz këtu dje. Na ktheni përgjigje për këtë, që të nisim procesin gjyqësor.

Ilir Meta: Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, ta shikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. S’kam dyshim që rastet që përmendët janë ashtu siç thoni ju. Ashtu edhe ne kemi paraqitur bazat tona ligjore. Ju citoni mediat e pavarura, ndërsa një raport i fundit i OSBE-së tha se 90% e mediave janë të varura nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Ju thoni se publiku mund ta marrë informacionin dhe gazetarët e nderuar që janë këtu mund t’ua transmetojnë, por kemi një raport që thotë se qeveria lejon përhapjen e lajmeve sipas interesave të saj dhe jo në shërbim të opinionit publik.

Ish-presidenti e kishte një arsye edhe për mohimin e daljes nga kafazi në sallën e gjyqit, në krah të avokatit.

“Çështja e kafazit, pavarësisht vështirësisë së komunikimit, vlerësojeni vetë. Mua s’më shqetëson shumë. S’është çështje për veten time, por për çdo të pandehur në Republikë që s’ka rrezikshmëri për të cenuar procesin. Kërkesën e parë e kërkova për shkak të funksionit që kam pasur, të dytën jo për shkak të funksionit që kam pasur, por për çdo të pandehur. Nuk kam kryer akte terroriste apo vepra të rënda”, tha ai. 

Gjithsesi, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, mund të kënaqen me kërkesën e pranuar nga gjykata për vënien në dispozicion të provave hetimore, përfshirë edhe ato digjitale. Për USB-në që i është dorëzuar më herët, Kryemadhi sërish pati ankesa.

Monika Kryemadhi: Është e vërtetë që e kam marrë. E kam USB-në, e kam shkarkuar dhe e kam kopjuar. Ka një problem, sepse fjalëkalimi është i gabuar. Kemi marrë edhe laptopin dhe USB-në që t’ua tregojmë. Eksperti izraelit, i cili është paguar 10 mijë USD për ta këqyrur, ose të japë fjalëkalimin. Për 20 përgjimet ambientale nuk janë në dosje. Janë mbi 20 vendime përgjigjesh dhe nuk kemi as vendimet, as produktin e vendimeve. Janë të rëndësishme, sepse janë marrë pjesë që janë nxjerrë nga konteksti. Shumica e provave janë thashetheme dhe dosja nuk mund të bazohet në këto, por në prova.

Për njerëz si puna jonë, opinioni publik është më i rëndësishëm se gjykimi juaj. Ne nuk jemi njerëz normalë, por publikë. Për një person që u tërhoq në Zvërnec u ngrit populli, kurse presidenti u rrëmbye nga pesë policë, nga të cilët dy janë arrestuar, dhe nuk ndodhi asgjë. Duke qenë se ka kamera, do të ishte mirë që edhe njerëzit ta dëgjonin dhe të rritej besimi publik. Unë nuk mund të pranoj që pseudogazetarë marrin informacione nga SPAK-u dhe i përdorin për të na linçuar.

Më pas seanca vijoi me parashtrimin e kërkesës për gjykim nga prokurorët, proces që do të vijojë më 18 qershor. Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ata akuzohen për aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA, apo marrëdhënien korruptive me biznesmenin Adrian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit. Për këtë të fundit SPAK thotë se ish-çifti përfituan rreth 526 mijë dollarë, 234 mijë dollarë blerje nga Kryemadhi me kartën e kreditit dhe pjesa tjetër për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GJKKO gjyqi. Kafazi live Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.