Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjyqtari Artur Kalaja ka disa fjalë për kolegun dhe shokun e fakultetit Albert Kuliçin: Hera e parë që prej 12 vjetësh që zërit të tij burrëror qetësinë ia kishte gërvishtur pasiguria..

18:16 / December 21, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kalaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gjyqatari Artur Kalaja i prekur ka lajmi i marrë ditën e sotme ka shkruar disa fjalë për kolegun e tij Albert Kuliçin, makinës të së cilit ju vu tritol ditën e sotme.

“Trishtimit që më ka helmuar ditën iu shtua edhe hidhërimi që më kaploi pas telefonatës së shkurtër që pata me të pasi mora dijeni për lajmin. Ishte hera e parë që prej 12 vjetësh që zërit të tij burrëror qetësinë ia kishte gërvishtur pasiguria. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrësesi me Albertin dhe nuk duhet të ndodhë me askënd tjetër prej nesh që është si Alberti”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Mëngjesi i sotëm erdhi me një lajm të trishtë. Magjistratit, z. Albert Kuliçi, Zv. Prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në orët e para të mëngjesit, nëpërmjet një veprimi burracak dhe të ndyrë, i është vënë eksploziv në automjet. Falë Zotit nuk ka asnjë të dëmtuar. Falë Zotit prokurori dhe familja e tij gëzojnë shëndet të plotë. Por nuk mundem të them të njëjtën gjë edhe për qetësinë e prokurorit, bashkëshortes, vajzës dhe familjeve të tyre. Me siguri qetësia shpirtërore e tyre është vrarë.

Prokurori Albert Kuliçi, për këdo që e njeh, është modeli i ligjzbatuesit të ndershëm dhe profesionist, mungesën e të cilëve Shqipëria e ka vuajtur ndër dhjetëvjeçarë dhe që për prezencën e tyre Shqipëria ndërmori para disa vitesh një reformë në sistemin e drejtësisë të paparë dhe të padëgjuar më parë. Ai është ndër të paktët magjistratë-miq që kam pasur fatin të punoj dhe të ndaj idealet, mendimet dhe debatet mbi të drejtën dhe jurisprudencën, në detyrë dhe jashtë saj, përgjatë këtyre viteve.

Albertin e njoh që nga koha e fakultetit dhe fati e deshi që të ishim në të njëjtin kurs të Shkollës së Magjistraturës dhe më tej të punonim në të njëjtin rreth gjyqësor dhe të bashkëpunonim shumë herë në çështje që detyra na adresonte – ai në funksionin e prokurorit dhe unë në funksionin e gjyqtarit. Kam mësuar shumë prej tij dhe gjithnjë, për çdo ide që guxoja të prezantoja, mezi prisja të merrja mendimin e tij kritik sepse gjithnjë e kam adhuruar intuitën natyrore dhe të rrallë tek ai të juristit. Për këdo që nuk e njeh, pavarësisht propagandës klishe dhe trushpëlarëse të kujtdo që nuk resht së demonizuari funksionarët e drejtësisë, i duhet të besojë me pak humanizën dhe mirëbesim se në rradhët tona ka ligjzbatues model si nga profesioni dhe nga ndershmëria.

Trishtimit që më ka helmuar ditën iu shtua edhe hidhërimi që më kaploi pas telefonatës së shkurtër që pata me të pasi mora dijeni për lajmin. Ishte hera e parë që prej 12 vjetësh që zërit të tij burrëror qetësinë ia kishte gërvishtur pasiguria. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrësesi me Albertin dhe nuk duhet të ndodhë me askënd tjetër prej nesh që është si Alberti.

Që këto akte të ndyra të jenë të mosqoftshme në të ardhmen duhet që strukturat shtetërore të vënë në kohë të përshtatshme para përgjegjësisë penale autorin apo autorët përgjegjës. Dënimi i merituar dhe zbardhja e kujtdo që gjendet i fshehur ndyrësisht para kësaj ngjarje do të qetësonte Albertin, bashkëshorten, vajzën, familjet e tyre, të gjithë ne që punojmë si Alberti dhe qytetarët e vendit tonë. Nëse kjo nuk ndodh dhe dita e sotme i shtohet serisë së ngjarjeve simotra të pa çmisterizuara ndër vite në Shqipëri, atëhere për Republikën e Shqipërisë, për agjencitë ndërkombëtare partnere serioze të saj dhe për qytetarët e këtij vendi do të ishte e tepërt, hipokrite dhe e pandershme që në radhët e magjistratëve të kërkohen heronj në luftën e përditshme me krimin.

Megjithatë, pavarësisht këtij akti kriminal të ndyrë, të bërë nga duar dhe mendje të ndyra, ne, të gjithë magjistratët si Alberti, duhet të jemi bashkë ndaj kujtdo që kërcënon vlerat ekzistenciale të shtetit të së drejtës. Që kjo të ndodhë duhet që shteti dhe kushdo që e ndihmon sinqerisht atë, të na japin siguri për ushtrimin e detyrës si duhet. Kjo siguri do të na shërbejë që Alberti dhe ne ti përkushtohemi të drejtës, jo vetëm në debatet me njëri-tjetrin dhe nëpër auditore akademike por edhe në zyrat e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë nuk do ketë më vend për të folur në kohë foljesh të shkuara. Që kjo të ndodhë duhet që unë, magjistratët profesionistë dhe të ndershëm, Republika e Shqipërisë dhe agjencitë ndërkombëtare partnere tonat të jemi një në këtë sipërmjarrje dhe sot të kemi një emër: ALBERT KULICI.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

17:04 / August 10, 2026

Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë

16:25 / August 10, 2026

Dhunohet 23-vjeçarja në banesë në Shkodër/ Dy persona hyjnë në shtëpi, policia në kërkim të autorëve

10:40 / August 10, 2026

Rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia bllokon Jet Ski-n dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

11:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.