Gjyqtari i Beratit, Kostika Çobanaqi, nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra në dhjetor të vitit 2020 dhe dyshohet se shkaku i dorëheqjes të jetë procesi Vetingut.
Në 12 nëntor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi i ka dërguar gjyqtarit dosjen e hetimit. Në një kohë kur KPK priste shpjegimet për të vërtetuar të kundërtën, është informuar se gjyqtari kishte paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar.
KPK ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Emri i gjyqtarit është përfolur në një dosje të Krimeve të Rënda.
