Guxim Boçi kishte kërkuar rikthimin në detyrë, por Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk ia ka pranuar kërkesën.
Gjyqtari Boçi u shkarkua në 2016 për shkak të një skandali seksual. Ai i ka dërguar në fakt kërkesa të përsëritura ndaj organeve të drejtësisë por i janë refuzuar herë pas here.

Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media, në një emision investigativ, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.
