Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjyqtari “KÇK” i akuzuar nga Rama, përfundon në SPAK

15:11 / October 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
martin deda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar rreth një vit më parë ashpër gjykatësit e prokurorët, të cilët sipas tij kanë ngritur një grup të quajtur KÇK (kap çfarë të kapësh). Ndër të tjera, Rama foli për një gjykatës që kishte dhënë një urdhër mbrojtjeje për një burrë që e kishte bërë gruan gjysmë njeriu.

Kreu i shtetit  e cilësoi kriminel gjykatësin që e kishte vënë në mbrojtje burrin, ky gjyqtar i përgojuar dhe i akuzuar drejtëpërdrejtë nga Kryeministri i shqipërisë Edi Rama është gjyqtari Martin Deda .

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama tha: “Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokurori, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ça është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet t’i afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. Po të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaço, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”

Gjyqtari i Shkallës së Parë Martin Deda ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e zonjës nga Tirana.

Gjyqtari Deda, sipas dëshmisë së gruas kishte hedhur poshtë vendimin e një tjetër gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Tiranë që i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje gruas ku thoshte se ish-bashkëshorti nuk duhet t’i afrohej shtëpisë dhe asaj 100 metra. Deda i jepte burrit urdhër mbrojtje të menjëhershëm dhe thoshte se duhet të futej në shtëpi bashkë me dy fëmijët dhe ish-bashkëshortja të mos e shqetësonte. “Ai është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe vepron  duke ndikuar nëpër punonjësit e sistemit të drejtësisë”, ka thënë zonja në një intervistë për Top Channel në atë kohë.

Por çfarë ndodh me këtë gjyqtar, i cili i ka kaluar caqet e një gjykate të drejtë dhe objektive?

Gjyqtari Martin Deda i cili ka dhënë një urdhër mbrojtje për ish-bashkëshortin e kësaj gruaje, ka në proces  gjyqësor me të njëjtat palë, për të cilat është i akuzuar drejtpërdrejtë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por me një tjetër objekt Gjykimi, i cili është ai  i “Pjesëtimit të pasurisë” , çështje e cila është në gjykim që prej 8 muajsh nga i njëjti gjyqtar.

Në gjykim përveç pjesëtimit të pasurisë, është dhe sigurimi i padisë duke kërkuar sekuestron e të gjitha pasurive bashkëshortorë.

Gjyqtari i ashtuquajtur KÇK , nuk është shprehur për sigurimin e padisë që e ka për detyrë të ta gjykojë brenda 5 ditëve nga depozitimi i saj.

Përfundimisht zonja e dëshpëruar nga sorollatjet e krijuara nga sistemi i drejtësisë, i është drejtuar me kallëzim penal institucionit të  SPAK-ut, kundër gjyqtarit Martin Deda dhe biznesmenit për veprën penale të Korrupsionit të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.