Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, gjyqtari Markelian Kuqo kishte marr një telefonatë se në mjetin e tij ishte vënë lëndë shpërthyese.
Ai ka lajmëruar menjëherë policinë e cila rrethoi perimetrin e zonës dhe më pas bëri kontrollin e mjetit. Fatmirësisht nuk rezultoi të kishte bombë.
Kuqo është gjyqtari që liroi Gert Gjinararin, i cili vuante dënimin për vrasjen e Naim Zyberit
Lexo edhe- U la i lirë për sjellje të mirë, por Apeli e ktheu në burg. Zhduket Gert Gjinarari