Gjyqtari Pëllumb Zaimi del i pastër nga procesi i Vetting-ut dhe konfirmohet në detyrë.
Gjyqtari i Gjykatës së Beratit u përball të premten më 14 tetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan balanca negative për kursimet në dy vite, të cilat ai i cilësoi si modeste dhe të pamjaftueshme për të sjellë penalizim.
Relatorja Bekteshi sqaroi në fillim të seancës së gjyqtari Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Skrapar dhe pas mbylljes së asaj gjykate vitin 2007, u emërua në 2008-ën në Gjykatën e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.
