Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Gjyshja serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës: Shprehje e gabuar nën presion emocional

15:47 / November 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 28 154518
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familja e Sasa Hodës, banores së ”Big Brother Kosova Vip 4”, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj. Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht. Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori ishte jo vetëm e pasaktë, por edhe e papranueshme, duke mos përfaqësuar aspak bindjet dhe vlerat e familjes.

Reagimi i plotë

Duam të sqarojmë një keqkuptim të rëndë që ka dalë nga një deklaratë e gabuar e bërë prej Sasës mbrëmë, lidhur me gjyshen e saj. Në një moment të papërshtatshëm dhe nën presion emocional ka përdorur një shprehje të pasaktë dhe të papranueshme, e cila nuk reflekton aspak realitetin dhe as vlerat e familjes tonë. E vërteta është se nëna dhe gjyshja jonë, pavarësisht prejardhjes së saj, ka qenë një grua që i ka shërbyer njerëzve me zemër të madhe.

Në kohë të vështira të luftës, ajo ka ndihmuar shumë familje në nevojë, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe mbështetje, dhe është e njohur nga i gjithë qyteti për humanizmin e saj. Asnjëherë nuk ka bërë ndonjë veprim që cenon dinjitetin apo jetën e kujtdo, përkundrazi ka qenë një shembull i vlerave njerëzore.

Deklarata e Sasës është keqkuptuar dhe kjo po shihet nga opinionet e qytetarëve dhe po tentojnë të prekin zemrat e shumë njerëzve duke i dhënë kahje tjetër deklaratës saj. Përgjegjësia jonë është të vendosim të vërtetën në vend dhe të mos lejojmë që një fjali e gabuar të njollosë reputacionin e një gruaje që ka bërë vetëm mirë dhe për këtë mund të flasin njerëzit që e kanë njohur. Kurse humanizmi i saj është përcjellë edhe te Sasa të cilën poashtu njerëzit e njohin shumë mirë.

Shprehja ”paloj 10 shqiptare” ka qenë e thënë në kuptimin se gjyshja jonë ka pasur vlera sa dhjetë shqiptare, e jo në ndonjë kuptim tjetër të gabuar. Shpresojmë që ky sqarim të heq çdo keqkuptim dhe të rikthej respektin për figurën e saj, ashtu siç ajo realisht e ka merituar. Me respekt familja e Sasës.

gjyshja serbe Sasa Hoda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026

Selin na prezanton për herë të parë motrën e saj të vogël

21:40 / July 1, 2026

Aulona Musta rrëfen momentet më personale: Frika për shëndetin, karriera dhe raporti me komentet në rrjet

10:39 / June 29, 2026

Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë: Zgjodha të bëhem nënë pa partner, donatori shqiptar

16:54 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.