Gjyvec është një pjatë tradicionale greke. Gjyveci gatuhet edhe në vendin tonë por në mënyra të ndryshme. Ne do të japim metodën tradicionale greke.
Përbërësit
1 kg mish viçi pa kocka
500 gr makarona (formë elbi)
2 litra ujë
2 kokrra qepë të thata
vaj ulliri
2 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
3-4 lugë gjelle salcë
1 shkop kanellë
pak piper
2-3 gjethe dafine
Përgatitja për gjyvec me mish
Në një tavë të thellë hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën e grirë hollë dhe mishin e prerë në thela mesatare. Mishit duhet ti heqim kockat nëse ka edhe pjesët me shumë dhjamë. I kaurdisim deri sa të shikojmë që qepa është skuqur. Në fund shtojmë salcën dhe e lemë dhe pak kohë në zjarr.
I hedhim kripë, piper, shkopin e kanellës, gjethet e dafinës dhe masën e ujit të nxehur.
Tavës i vemë kapakun dhe e futim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta deri sa mishi të zbutet.
Në këtë kohë, në një tiganë hedhim gjalpin, makaronat duke i kaurdisur për rreth 2-3 minuta.
Nxjerrim tavën nga furra, shtojmë makaronat, i rregullojmë thelat e mishit me lugë, mbulojmë tavën me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë për 15 minuta të tjera deri sa i gjithë uji të thithur nga tava.
Tavën e lemë edhe 15 minuta të tjera me furrë të fikur.
Gjyveci pëlqehet të serviret i ngrohtë dhe shoqeruar me gotë verë të kuqe.
N