Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave, në lagjen “Misto Mame” të Tiranës.
Siopas policisë është arrestuar një 51-vjeçar dhe në kërkim është shpallur djali tij 20 vjeçar.
Ata kanë goditur me mjete të mprehta M.S pas një konflikti për motive të dobëta
NJOFTIMI
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.
Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohet një shtetas, tjetri shpallet në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:
T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
