Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Godina e re e Zjarrfikëses në Kavajë, Balla: Po punohet me donatorë të huaj për një program të madh asistence

17:28 / May 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kavaje 1024x622 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kavaja dhe rrethinat kanë një ndërtesë të re për Shërbimin Zjarrfikës të qytetit, si edhe mjete e pajisje të tjera për shpëtimin. Kjo falë mbështetjes nga Shoqata Austriake për Ndërtimin dhe Mbështetjen e Zjarrfikësve Vullnetar në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi në emër të qeverisë se po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit, me donatorë, Bankën Botërore etj., për të përmbushur deficitet në infrastrukturë, kryesisht mjete e pajisje.

“Jemi në një faze të re të transformimit të këtij shërbimi dhe po ashtu i garantoj burrat, djemtë, por edhe vajzat që kemi në Shërbimin Zjarrfikës, për një vëmendje të shtuar, e cila duhet të fillojë nga trajtimi i duhur financiar i punonjësve të shërbimit zjarrfikës”, u shpreh Balla.

Ai foli për domosdoshmërinë e shtrirjes së shërbimit vullnetar në këtë fushë, duke ndjekur si model suksesi Austrinë. “Austria është një model për të cilin flas shpeshherë, sa here që mblidhemi me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës. Ne shqiptarët, pas viteve ’90, sepse deri në vitet ’90 vullnetarizmi ishte diçka shumë e përhapur, pas atij momenti jemi larguar vullnetarizmit dhe dua të jap një shifër që është shumë domethënëse, në Austri 99 % e Shërbimit Zjarrfikës janë vullnetarë.

Gjatë vitit të kaluar ne patëm kulmin e sezonit tonë turistik, edhe pse e di fare mirë që 2024 do të jetë një tjetër rekord, ne kemi pasur 500 misione shpëtimi kryesisht në zonat malore dhe jo vetëm. Edhe gjatë dimrit të këtij viti, kemi pasur raste ku na është kërkuar të ndërhyjmë përmes misioneve të shpëtimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që përveç dimension të zhvillimit kundër zjarrit, ne të zhvillojmë edhe atë të shpëtimit”, tha ministri Balla.

Shërbimi Zjarrfikës Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.