Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Godinë e re për të arrestuarit e policisë në Tiranë. Jo më të ndaluar në komisariate

20:13 / May 3, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blloku i sigurise frame 303 1280x720 1 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është blloku i sigurisë, godina më e re e policisë së shtetit e cila do të presë personat e shoqëruar apo të arrestuar para se të dalin në gjykatë për masë sigurie.

Godina e ndërtuar pranë paraburgimit 302 në rrugën “Mine Peza” është drejt përfundimit, ndërsa burime pranë policisë thanë se do të shërbejë për dhomat e shoqërimit të të gjitha komisariateve të Tiranës. Diçka e tillë bëhet pasi jo pak herë si në rastin e protestave komisariatet nuk kanë pasur kushte akomodimi për të gjithë të shoqëruarit.

Ndërtimi pritet t’i japë zgjidhje dhe kushteve të ambienteve të shoqërimit në kryeqytet si dhe mungesës së kapaciteteve për disa komisariate të veçanta apo dhe kushteve higjienike të tyre.

Blloku i sigurisë është i ndarë në 5 kate me një sipërfaqe totale prej 746 metrash katrorë, ndërsa mësohet se do të ketë staf të veçantë, kamera sigurie për monitorimin e punës së punonjësve të policisë, por edhe dhoma intervistimi të të shoqëruarve apo arrestuarve.

Në ndërtesë krahas dhomave të sigurisë të cilat mendohet se do të jenë më shumë se 20 është parashikuar dhe një dhomë infermierie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.