Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditet një tjetër Call Center mashtrues në Tiranë, në pranga 2 administratorët

10:32 / April 25, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1898
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fasada”, duke goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar përmes investimeve në bursa fiktive.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të siguruara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin, i cili çoi në zbulimin e një apartamenti të përshtatur si Call Center në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kapën në flagrancë 14 persona, mes tyre 2 administratorë dhe 12 operatorë, të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të huaj duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Në pranga ranë shtetasit A. R., 44 vjeç dhe L. M., 26 vjeç, të cilët, sipas hetimeve paraprake, kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur atë për këtë veprimtari të kundërligjshme. Ata e administronin ambientin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, 12 operatorët e tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e mashtrimit.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

arrestohen call center goditet Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.