Drejtuesi i skafit që përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në plazhi e Potamit ka qenë shefi i komisariatit të Himarës. Ai është identifikuar si Arjan Tase, dhe aktualisht mban postin e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Familja e vajzës jeton prej vitesh në Angli. Këtë vit, ata kishin në atdhe për të kaluar disa ditë pushime, të cilët u kthyen në tragjedi.
Sakaq, Tase është shoqëruar në polici, ku ka deklaruar se në mjet ka pasur një defekt.