Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditja e krimit të organizuar, marrëveshja e rëndësishme e SPAK me Europol

14:09 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Europoli1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit të gjerë dhe nevojës për shkëmbim informacioni të sigurt e të besueshëm ndërmjet strukturave të hetimit, strukturave të ushtrimit të ndjekjes penale dhe strukturave policore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në marrëveshjen e lidhur ndërmjet Europol dhe  Republikës  së Shqipërisë; sot, u nënshkrua Marrëveshja Trepalëshe me objekt: “Dhënia e të drejtës së qasjes në sistemin elektronik “SIENA – Aplikim i Sigurt i Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit” , “EUROPOL” midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes i mundëson Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit marrjen e qasjes së drejtpërdrejtë në rrjetin ”SIENA”, si një  linjë e sigurt  komunikimi dhe shkëmbimi informacioni me EUROPOL, në kuadër të thellimit të hetimeve për subjekte që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale në kompetencë të SPAK.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit bëhen partnerë të rëndësishëm me Europol, duke mundësuar dhënien e aksesit të drejtpërdrejtë në bazën e të dhënave ”Siena”, shkëmbimin e informacionit dhe marrjen e tij në kohë reale, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve penale nga SPAK, si dhe me qëllim finalizimin me operacione të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marrëveshja do të mundësojë bashkëpunim dhe shkëmbim të sigurt të informacioneve, ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, jo vetëm me Europol-in, por edhe me Shtetet Anëtare të Unionit Evropian.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.