Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Goditja në tru e paralizoi, aktori kujton “episodin” e parë: Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje

19:07 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Genc Fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muajt e fundit për aktorin e njohur, Genc Fuga dhe familjen e tij, nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi artisti pësoi një goditje në tru dhe i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Fatmirësisht, ai tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe së fundmi është duke punuar për një shfaqje që do ta ngjisë sërish në skenë.

I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktori ka folur se çfarë ka ndjerë në momentin e parë kur e kuptoi çfarë kishte ndodhur me të. Ai u shpreh se ishte kulmi ta shikoje dorën e mos ta lëvizje dot.

Rudina Magjistari: Në momentin e parë Genc kur, le të themi, kuptove dhe mësove çfarë kishte ndodhur, çfarë mendove? Çfarë ndieje në ato çaste, në ato orë le të themi?

Genc Fuga: E para ishte… unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar, kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret dhe me Enin, kryesisht me shenja dhe me tinguj. Edhe më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas”.

Rudina Magjistari: S’do pushoj më (duke qeshur).

Genc Fuga: Më lindte shumë shpesh ndjenja e xhelozisë dhe njëkohësisht e cinizmit, për veprimet nga më të ndryshmet. Rudinë, dua të them që, ka qenë jashtëzakonisht shumë punë e madhe, edhe nga ana ime, por edhe nga trajnuesit, nga fizioterapistët, që unë të vishesha. Domethënë, je në shina komplet të tjera dhe duhet të ecësh në një rrugë komplet të re.

Rudina Magjistari: Duket sikur fillon çdo gjë nga e para.

Genc Fuga: Në fakt, fillon gjithçka nga e para. Shumë gjëra trashëgoj nga jeta e parë, por kryesorja është dashuria, ajo që na mban.

Genc Fuga paralize
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.