Policia e Lezhës ka arrestuar pesë persona, teksa kazbuluar 8 mijë kubikë të mbjellë me kanabis.
Në sajë të operacionit të koduar “Godull 2019”, janë arrestuar B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras, K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë, K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras, Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë, V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.
Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa
- 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë
- 2 armë zjarri “pistoleta”
- 1 armë zjarri automatik
- 1 armë gjahu “shotgun”
- 680 fishekë , dylbi e thikë
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” .
