Kukësi nuk mund të mos shfrytëzonte barazimin 1-1 në derbin mes Partizanit dhe Tiranës dhe fitoi 3-0 kundër Teutës në “Elbasan Arena”. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë dhe djemtë e Shehit e kanë ulur në katër pikë diferencën me Tiranën kryesuese, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të sezonit. Aleksi (55) dhe Beqja (66′) lanë miqtë nga Durrësi me nëntë lojtarë, ndërsa Musolli nuk shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 67-të. Goditja e kapiteni u prit nga portieri Stivi Frashëri. Edhe Kukësi e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak.
Postime te ngjashme
Add A Comment
