Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gonzato i jep raportin, Tabaku: Opozita rol në Integrimin drejt BE

19:28 / October 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar deputetes së PD, njëheraz kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Jorida Tabaku, raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se me ambasadorin Gonzato diskutuan lidhur me raportin e progresit, i cili pasqyron gjithashtu shqetësimet reale të opozitës. Duke iu referuar progresraportit, Tabaku ka renditur edhe disa nga shqetësimet e opozitës.

”Parlamenti ka dështuar të realizojë një reformë tërësisht gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nga çështja e ish-ministrit të Jashtëm deri te ligji për komisionet hetimore dhe rregullorja e Kuvendit, për të cilat janë penalizuar padrejtësisht deputetët e opozitës. Ligje që shkojnë kundër frymës së legjislacionit të BE-së, si ato për Prokurorinë Publike, zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe legjislacioni për kanabisin”,-shkruan Tabaku.

Ndër të tjera, deputetja e PD-së nënvizon se sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë. ”Roli i padiskutueshëm i opozitës në procesin e integrimit, por edhe në hapësirën parlamentare për të ushtruar funksionet e saj të kontrollit dhe monitorimit, përfshirë të drejtën për komisione hetimore dhe të gjitha instrumentet e tjera parlamentare. Pavarësia e institucioneve të kontrollit financiar, si KLSH dhe BSH, dhe mbrojtja e tyre nga ndërhyrjet dhe presioni politik”. Në përmbyllje të reagimit të saj, deputetja demokrate thekson se megjithëse në një klimë të tensionuar, opozita ka luajtur rolin e saj në procesin e integrimit.

BE Integrimi jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.